Dy aksidente në pak minuta / Kamioni përplas motorin, makina hedh në tokë një të ri

207

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme tek Ura e Beshirit ku një kamion ka përplasur një 20 vjeçar që udhëtonte me motor.

Ndërkohë që një tjetër aksident është regjistruar në rrugën “5 Maj ku një automjet ka përplasur një tjetër të ri që udhëtonte me motor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues  shtetasin M. B., ka përplasur motorin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 17:45,”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorin me drejtues D. L., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.