Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri të grabitësit të Rinasit

373

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të 31-vjeçarit Klement Cela I cili është prej kohësh në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Rinas.
Operacioni i koduar “Kusarthi” u zhvillua nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë.

Pasuritë që i janë sekuestruar Klement Celës dhe familjareve të tij kapin vlerën rreth 500.000 Euro.
Pasuritë e paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të tyre, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, janë si më poshtë:

1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

pasuri e llojit arë dhe truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

50 përqind e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.