Grabitën lokalin, pranga tre të rinjve

318

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Himarës me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Shtetasit e arrestuar janë P. Xh., 23 vjeç, K.Xh. 21 vjeç, dhe D.H. 31 vjeç, të tre banues në Dhërmi.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.