Ministri i Jashtëm grek telefonon Ramën, ja çfarë biseduan.

321

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Lajmin e ka dhënë vetë kryediplomati grek në një postim në rrjetet sociale.

Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë. Në fokus marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë, shkruan ai.

Referuar çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve dhe aktualitetit, nuk përjashtohet fakti që në bisedën telefonike të jetë prekur edhe tema e kufirit detar.

Nikos Dendias pati një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio. Greqia miratoi marrëveshjen me Italinë për kufirin detar, por situata e tensionuar me Turqinë ka vendosur në lëvizje edhe Bashkimin Europian për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.