Atentati ndaj 62-vjeçarit, zbardhet shkaku

642

Haxhi Baxhinovski u qëlluar me disa plumba ndërsa ishte duke vrapuar së bashku me djalin e tij. Ngjarja e rëndë që tronditi Kryeqytetin, ndodhi tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Sipas të dhënave nga policia, krimi ka lidhje me një borxh të vjetër i pashlyer nga viktima. Ky fakt ka sjellë përplasje të shpeshta me autorin e krimit.

Ka qenë djali i viktimës ai që e ka njohur menjëherë autorin e krimit, duke dëshmuar për policinë. Autori i krimit dhe një person tjetër që e ka ndihmuar janë shpallur në kërkim.