Heqja e “Shqiponjës”, Rama-Bashës: Artist, shiko veten!

526

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë replikuar me njëri tjetrin në lidhje me vendimin për heqjen e Shqiponjës tek Dogana.

Kryeministri ka reaguar ndaj Bashës i cili theksoi se shefit të qeverisë Shqiponja vulgaritet, pasi zgjedh simbol hashashin. Nga ana tjetër Rama jep sqarime se pse monumenti tek rrethrrotullimi në hyrje të Tiranës do të hiqej dhe duke treguar arsyet.

“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë. Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”.