Prof. Romeo Gurakuqi i komenton Edi Ramës në postimin për Afganët: Ju po vritni…

312


Nga Prof. Romeo Gurakuqi, ka gjetur kohën duke hyrë në profilin e kryeministrit Rama, duke ia çmontuar propagandën.

Zoti Kryeminister! Ju jeni nje mjeshter i perpunimit sofist te kinse argumentave, ne nje mjedis aq te pazhvilluar si ai i Shqipnise. Ju edhe ne kete rast ngaterroni problemet, ceshtjet, kontekstet, kohet, kodet e mikpritjes dhe beses. Kete e beni ne menyren me te “bukur” te mundshme, mbasi keni ngaterruar prej vitesh, se bashku me shoket tuaj 30 vjecare te skenes politike, te gjitha punet e shtetit, shoqerise, ligjit dhe rendit.

Kush njeh sadopak situaten tone te brendshme, vendin e shtetit tone ne arenen nderkombetare, e din mire se Shqipnia nuk thirret ne kete sipermarrje per kodet e saj te beses dhe mikpritjes, por sepse eshte  shnderruar prej udheheqjes se vet te korruptuar prej dekadash, ne nje shtet pa asnje dinjitet, pa asnje parim strategjik te fortesise se brendshme, pa nje politike te jashtme te qarte. Politika e jashtme e vendit drejtohet nga orekset e pasionet e pak individeve qe imponojne andrrat dhe interesat e tyre mbi qeverine dhe partite. Ju jeni me i dallueshmi ne devijimet anti evropiane te boshtit te politikes se jashtme te shtetit. Dhe kjo udheheqesi e dobet, e c’organizuar, e c’armatosur nga parimet e ruajtjes se njesise shqiptare, e paditur, e dorezuar dhe e frikesuar nga “sepatat” e vjeshtes, ne keto dite eshte e gatshme te beje gjithshka, mjaft qe te shpetoje, ate qe s’mund ta shpetoje me askush. Vini re nese ka nje kritike te strukturuar ndaj jush nga ata qe ju monitorojne ne anen tjeter te shoqerise politike te vendit?! Thjesht vezhgojne prej oresh, te hutuar dhe flasin perqartas, sepse nuk dijne boshtin e mbrojtjes se publikut dhe interesat e komuniteteve, por edhe druhen mos po gabojne.

Problemi eshte se ju u thirret ne kete ceshtje qe te beni nxenesin e mire dhe te bindur, mbasi ju personalisht me politikat tuaja prej nje babai te keq ne shtepine shteterore 2013-2021, te tjere para jush ne vitet 1996-97, keni nxjerre jashte qindra mijera shqiptare jashte vendit, keni privuar nga atdheu qindra mijera bashkeqytetare te mi te Shkodres, Malesise, Dukagjinit, Mirdites, Pukes, Kukesit, Tropojes. Ashtu sikur te njejten gje keni bere edhe ne shume pjese te vendit ne Jug.

Si mundeni ju te jeni nje mikprites i mire, nderkohe qe ju nuk doni bashkqytetaret e tu? ! I nxirrni ne format nga me brutalet femijet tane  qe jeni caktuar per t’i sistemuar ne Shqipni, nga Shqipnia dhe doni me pas te zgidhni hallet e nje vendi te cilin vende shume me te fuqishme se ne, nuk marrin persiper t’u japin asnje dore. Per shkak se eshte mision i pamundur ne ato permasa qe ju keni marre persiper.

Mos harroni se keni detyra krejtesisht te tjera per te kryer dhe para se gjithash te respektoni, te drejtat njerezore te qytetareve shqiptare te te tre komuniteteve kulturore ne menyre te barabarte(gje qe nuk e keni bere), te respektoni Konventat Kushtetuese te shperndarjes se drejte te burimeve njerezore ne administrate dhe pushtet (ti dhe shoket tuaj te pandare te politikes e keni derrmuar njesine perbashkuese shqiptare te lene nga themelvenesit), t’i bindeni Kushtetutes, te pyesni Parlamentin dhe qytetaret per te tilla vendime kaq te rendesishme per nje vend te vogel dhe veshtiresisht te ngjizshem si i yni. Asgje te tille ju nuk e keni ndermend ta beni. Thjesht po vijoni rrugen tuaj te shnderrimit te tokes Arbnore ne nje hapesire ku mund te hyje kushdo, mjaft qe juve mos t’ju ngacmoje kush.

Ju mund ta realizonit kete qe keni ndermarre me koken tende te trazuar, vetem ne permasa simbolike, aq sa ka qene edhe perqindja e kontributit tone ne paqeruajtje, ose ne qofte se do te punonit prej 8 vitesh per nje Shqiperi me te mire dhe stabile. Por ju nuk mund te ndermerrni pritje te atilla permasave qe jane njoftuar nd media, mbasi Shqipnia e ka te pamundur fizikisht per shkak se eshte vend i vogel dhe demtuar nga politikat korruptive te dekadave. Ne qofte se ju e beni kete, ju po lini,mbi nje Shqiperi te renduar nga problemet qe ju dhe shoket tuaj te erresuar keni krijuar keto vite, nje barre te rende ekonomike e shoqnore disbalancuese, qe do te coje njerezit tane drejt ikjeve te reja te pandalshme. Ju dhe te tjeret qe ishin ne linjen tuaj, me politiken e kthimit te vendit ne nje “recycle bin” te vendeve qe nuk kane asnje lidhje te drejteperdrejte me ne, po e shkombetarizoni Shqipnine, po e frikesoni popullin dhe po u sherbeni atyre qe prej shekujsh luftuan kunder nesh, per te na nxjerre jashte. E di se ju, i rrethuar me te mirat qe u keni krijuar famljareve dhe rrethit te njerezve te paskrupuj qe ju qarkojne, nuk ju behet vone aspak. Por gjithsesi ju, ne qofte se e permbushni kete sipermarrje finale, demtuese te unitetit te shoqnise sone, do mbeteni drejtuesi me damprures afatgjate qe ka pase Shqipnia. Ju po vritni te ardhmen e vendit definitivisht.