Shkak rritja e infektimeve, qeveria shtrëngon masat anti-Covid: Mbyllen klubet e natës, kërkohet pasaportë vaksinimi për të hyrë në bare e restorante

87

Baret dhe restorantet në Kosovë, nga 20 gushti, do të pranojnë vetëm klientë të vaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia zhvilloi sot takim me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, ku u përcaktuan masat e reja kufizuese.

Nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, të paktën deri më 1 shtator.
Kafenetë dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:30. Në dasma do të lejohen deri në 150 të ftuar.

Njoftimi i Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës:

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.
Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese
Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150.


Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.
Të gjithë Restorantet ditore, kafeteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.
Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.
I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alarmante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksinohen.