Lejuan ndërtimet pa lejë, procedohen penalisht tre policë

136

Tre punonjës policie në Kavaje janë proceduar penalisht pasi dyshohen se lejuan dhe favorizuan disa ndërtime pa leje në këtë qytet.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ekzekutoi masat e sigurisë për 3 punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Punonjësit e proceduar sipas policisë janë F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, inspektori F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë

Hetimi u krye me metoda speciale duke dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e kundërligjshme, të këtyre punonjësve të policisë.