Basha – naftëtarëve: Paratë do t’ua nxjerrim nga hundët, edhe me interes

229

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në një  vizitë tek naftëtarët në Ballsh të cilët kanë nisur prej disa ditësh grevën e urisë.

Kjo grevë urie vjen pas dhjetëra thirrjesh dhe protestash për të marrë pagat e prapambetura që ata kanë nga rafineria e naftës në Ballsh dhe i kanë fituar në gjykatë, por vendimi akoma nuk është finalizuar.

Basha është shprehur se ato para do t’jua nxjerrë nga hundët duke ju marrë vilat apo sekuestruar llogaritë bankare madje edhe me interes.

Basha: Këtë realitet e kam shumë parasysh pasi nuk është hera e parë.

Dua tu them që e gjitha kjo është produkt i aferave korruptive, pasi para kanë pasur.

Ajo që nuk po më thuhet sot është se kush i ka blerë asetet. Pse mbahen të fshehtë fituesit?!

Ato para duhet të paguhen nga shteti. Nuk do ti paguajnë shqiptarët ato para, po t’jua nxjerrim atyre që ju kanë futur këtu.

Do i paguajnë me vilat që kanë dhe me llogaritë bankare, do t’ua nxjerrim nga hundët madje edhe me interes.

Kjo pamje këtu më trishton jashtë mase, siç jeni shtrirë ju kështu e ka shtrirë Shqipërinë.

Nuk mban më, të vjedhësh çdo gjë dhe t’i lësh njerëzit kështu. Prandaj po ju them që të bëheni të fortë, hajde bëhemi bashkë dhe të ndryshojmë, t’i japim fund kësaj vjedhje.

Për këto që ju them sot, mbaj përgjegjësi nesër!