Katër muaj punë me lulet për të blerë libra. Ja çfarë bënë fëmijët e klasës së katërt të shkollës Beselidhja në Lezhë

364

Shpenzuan 4 muaj kohë, angazhim dhe ndërveprim për të realizuar një panair për lulet, fitimit e të cilit do të përdoren për blerje librash.

Kjo është iniciativa e nxënësve të klasës së 4 të shkollës “Besëlidhja” në Lezhë që u përqafua nga qytetarët.

Ata mbollën lule, u kujdesën për disa kohë dhe organizuan një panair. Për të tërhequr vëmendjen e blerësve këta fëmijë luajtën edhe muzikë.

Lulezime Celami, mësuesja që ideoi këtë iniciativë sëbashku me nxënësit e saj, thotë se edukimi për punë, kujdesi ndaj mjedisit dhe ambientit si dhe rritja e interesit për librin ishin arsyet e kësaj pune kaq të gjatë që po korr edhe frytet.

Nxënësit ishin shumë të lumtur për shitjet dhe entuziastë për nismën që kishin ndërmarrë.

Flasim me pasion për lulet, shitjet dhe idenë që gjithçka do të shkojë për librat.

Ftesës së shpërndarë qytetarëve nga vetë nxënësit solli jo pak blerës.

Në fund të panairit, u shiten thuajse të gjitha lulet, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për pasurimin e bibliotekës së shkollës së tyre, ndërsa synojne ta kthejnë në traditë këtë aktivitet te tyre.