Aksident i rëndë me disa të plagosur, dy janë bllokuar në makinë, kërkohet helikopter

283

Disa persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë, në vendin e quajtur Kokedode.

Mësohet paraprakisht se disa punonjës të pyjores janë aksidentuar me automjet.

Terreni i vështirë e pamundëson ndërhyrjen e ambulancës, dhe kërkohet ndihmë përmes ajrit.

Po ashtu, nga informacionet paraprake, dyshohet se dy prej tyre janë bllokuar në makinë.