Studentët “ngujohen” brenda fakultetit, dekani mbledhje urgjente

470

Protesta e studentëve është përshkallëzuar dhe lëvizja e tyre tashmë po zhvillohet në ambientet e brendshme të fakulteteve.

Në fakultetin e Drejtësisë, studentët janë ngujuar në klasa. Ata janë shprehur se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë bllokuar dyert duke vendosur bankat e karrige.

A2 mëson se dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, është në një mbledhje urgjente se çfarë do të bëhet me situatën e krijuar.

Në të njëjtin vendim kanë dalë edhe studentët te Fakulteti i Ekonomikut.