Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës.
60 vjecari Seit Danaj, në gjendje të dehur, pasi ka debatuar me motrën e tij për motive të dobëta, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar dy herë në këmbë, Bukuroshe Hoxhan.
66 vjeçarja është dërguar menjëherë në ambientet e spitalit të Vlorës ku dhe po merr mjekim dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
