Irgen Çela flet për raportin special me Florin: Jemi bërë si…

32

Aktori i humorit Irgen Çela ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ABC News, ku foli për spektaklin e humorit Portokalli dhe marrëdhënien speciale me kolegët e tij. Irgeni tregoi se sensin e humorit e ka të trashëguar nga babai i tij dhe se nuk ka ende në plan të bëjë një fëmijë të dytë.

Sensin e humorit e kam të lindur më as të kultivuar. Nga babi kryesisht. Kur më thonë prindërit kur do e bësh të dytin. I them po ju se unë jam çun i vetëm. Ata heshtin. Nuk kemi ende diçka për një fëmijë të dytë, u shpreh aktori.

Ai konfirmoi se do të jetë sërish në Portokalli dhe se ka një marrëdhënie speciale me kolegun e tij, Florjan Binaj.

Me Florin jemi bërë si burrë e grua. Që në fillimet kur unë shkova në Portokalli para 6 vjetësh, ai më ka mbështetur. Unë kam mësuar shumë prej tij se kishte më shumë eksperiencë.

Unë do jem në Portokalli në Top sezonin e ri. Mamaqi nuk dihet ende nëse do të bëjë një film për shkak të situatës nga pandemia, tha Irgeni.