Nisim mosbindjen civile, edhe bufi e di që nuk do këtë zgjedhje

365

Nga Miloti, ku mbështeti protesten me bllokim rrugë të opozitës për rreth 60 minuta, Lulzim Basha paralajmeroi nisjen e mosbindjes civile, për ta cuar deri në fund e për të fituar kauzën e opozitës.

 

“Nisin sot aktin e mosbindjes civile si shembulli i pathyeshmërisë së popullit shqiptar për ta çuar deri në fund betejën që kemi nisur dhe për ta kurorëzuar atë me fitore.Edhe vendi ynë është në udhëkryq. Ketu ka sjellë njeriu me i paaftë, më i dështuar dhe më i kriminalizuar që njeh pluralizmi. Brenda 6 vitesh shkatërroi drejtësinë dhe ekonominë, solli krimin në sofër dhe vuri oligarkët në krye të pasurisë së shqiptarëve dhe vrau shpresën dhe 500 mijë shqiptarë e braktisën vendin. Pa zgjedhje të lira nuk mund të këtë dalje nga varfëria. Vendimet e padrejta, vendimet kriminale si ai i taksës Rama, që ka bërë karburantin e shqiptarëve më të shtrenjtin në Europë, ndërkohë sot shqiptarët janë populli më i varfër në Europë.Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë, është rënia e votës. Pa vota të lira nuk i jep qeveria llogari popullit, por krimit. Pa zgjedhje të lira nuk hapen dyert e Europës.

 

Lulzim Basha u shpreh I bindur se koalicioni opozitar është sot më I madh sesa mazhoranca.

Ai paralajmëroi se ne 30 qershor në Shqiperi nuk do të ketë zgjedhje dhe se opozita nuk do të mund të klonohet dot. Kreu I PD shtoi se  edhe bashkëpunetorët e Ramës do të shkojnë në burg.

 

PD dhe opozita e bashkuar është sot koalicioni më i madh numerik, moral. Edi Rama e lidhi fatin me hajdutët. Edi Rama është shërbëtor i ortakëve të tij në krim. Këtë betejë do ta fitojmë për demokracinë. Në 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Dhe këtë e di Bufi dhe vëllai i Bufit o Edi Rama. Nuk ka zgjedhje. Opozita nuk klonohet dhe as nuk krijohet nga mercenarët  që i shërbejnë  pushtetit. Ka vetëm një opozitë, ajo jemi ne. Nuk ka zgjedhje me 30 qershor, sepse ne jemi të vendosur të mos lejojmë krimin elektoral. Zgjedhje farse nuk do të ketë më. Në burg do të shkojë Dako, Gjiknuri dhe të gjithë bashkëpunëtorët politikë të Edi Ramës, të cilët janë kapur duke trafikuar zgjedhjet e shqiptarëve.  Mos të lejojmë më krimin elektoral, por të luftojmë sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë për liri dhe demokraci. Vetëm kështu mund të kthejmë  stabilitetin. Zgjedhjet me Edi Ramën nuk janë zgjedhje, por krim. Largimi i tij është kusht i panegociueshëm i PD, opozitës dhe i të gjithë popullit të bashkuar për demokraci. Le ta dinë shumë mirë, sepse kjo e sotmja është fillimi i mosbindjes civile”.