Festë në ambientet e restorantit, gjobitet pronari në Shkodër.

247

Pronari i një restoranti në Shkodër është gjobitur me 3 milionë lekë të reja për shkak se organizoi një ceremoni festive në biznesin e tij.

Konkretisht A. Z e mori këtë masë pasi nuk ishin zbatuar protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese për koronavirusin, ndaj edhe e ka pësuar. Për më tepër është vendosur që biznesi të mbyllet për gjashtë muaj.

Në njoftimin e bërë nga policia nuk saktësohet nëse kjo ishte një shkelje e përsëritur apo ishte për herë të parë.