Ushqimet që do ju shpëtojnë nga aroma e keqe e gojës.

348

Përveç çamçakëzit dhe higjenës orale, ekziston një listë ushqimesh që mban erën e pakëndshme të gojës shumë larg nesh.

Përtypni një karrotë, pak selino ose një kokërr mollë. Një stomak i boshatisur shkakton aromë të keqe goje, prandaj këto që përmendëm më lart janë fantastike për ta eleminuar.

Hani shumë perime. Perimet, kryesisht jeshillëqet janë të pasura me klorofil, që gjithashtu vepron si deodorant natyral për heqjen e aromës së pakëndshme.

Zhdukni birrën dhe merrni një gotë ujë. Duke e mbajtur gojën të hidratuar, e pastroni atë nga mbetjet e ushqimeve dhe qelizat e vdekura. Përpos kësaj, konsumimi i shpeshtë i ujit është thelbësor edhe për proceset e tjera të metabolizmit tonë.

Qitro. Ky frut zhduk gjithë bakteret që ndodhen në gojë! Kështu që jo baktere, jo aromë.