Operacion ndërkombëtar antidrogë në Shqipëri nga SPAK dhe Antimafia italiane, lëshohen 38 urdhër-arreste, në pranga edhe zyrtarë të shtetit (Arben Kraja bën lëvizjen e rëndësishme në orën 10:30)

255

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe korrupsionit është duke u zhvilluar në Shqipëri, Itali dhe disa shtete të tjera paralelisht me mbështetjen e SPAK dhe të Antidrogës italiane.

Mësohet se janë lëshuar 38 urdhër-arreste dhe është urdhëruar sekuestrimi i miliona eurove pasuri të përfituara nga trafiku i drogës.

Hetimet janë shtrirë në periudhën 2018-2020 në të dy shtetet, por edhe në Spanjë dhe në Malin e Zi.

Pritet një konferencë shtypi në orën 10:30 midis Prokurorit të Antimafias Italiane, De Raho dhe kreut të SPAK-ut, Arben Kraja.