Sherr në ish-Bllok, 39-vjeçari qëllohet me qytën e pistoletës

204

Një konflikt mes dy personave është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Një person, ende i paidentifikuar ka goditur me qytën e pistoletës 39-vjeçarin me iniciale E.Xh, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa uniformat blu po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.