Bes Kallaku gati për të publikuar filmin e tij të parë komedi.

312

Karriera e Bes Kallakut nisi që në fillimet e ‘Portokallisë’ me role të shumta, megjithatë ndër vite ai ka bërë disa ‘stand up commedy’, ka marrë pjesë në skeçe të ndryshme, madje ka sjellë dhe këngë formë parodie.

Pasi ka eksperimentuar në disa fusha, Besi është gati për të sjellë filmin e tij të parë komedi, me titull ‘Falco’. Aludimet për një projekt të tillë filluan që pas fotos së publikuar nga Olsi Bylyku pranë Besit dhe Suada Dacit, ku pas tyre gjendej logoja ‘Loku films’.

Burime për ‘RevistaWho.Com’ thanë se bëhet fjalë për një film të zhanerit komedi, ku pjesë e saj do jetë dhe kolegu i tij, Olsi. Më në fund, këtë e pranoi dhe vetë Besi nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ ku shkruan: “Së shpejti. Një projekt që kam mbi 2 vite që po punoj”.

Aktori nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, por nga fotot duket se bëhet fjalë për rolin e Skifterit, një rol ky shumë i dashur për publikun shqiptar.