Tmerr në Rrogozhinë/ Shkon në 3 numri i viktimave, një fëmijë në gjëndje të rëndë

258

Rëndohet edhe më shumë bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në Rrogozhinë ku u përfshinë tre mjete.

Në mënyrë të vecante, raporton Vizion Plus, përplasja e një Audi dhe një Benzi ka sjell pasoja të rënda për drejtuesit dhe pasagjeret e këtyre dy mjeteve.

Fillimisht humbi jetë drejtuesi i Audit, 54 vjecari që punonte si oficer burgu në Peqin, shtetasi Tonin Mehilli,.

Më pas vdiqen në spital cifti I bashkëshorteve Bajram dhe Merushe Koni, 60 vjec që udhëtonin me makinën tjetër tip Benz.

Merushe Koni në fakt vdiq teksa dërgohej në spitalin Rajonal të Durrësit ndërsa bashkëshorti I saj Bajram Koni vdiq pasi u dërgua me spitalin e Traumes.

Sakaq mësohet se edhe fëmija që u plagos në këtë aksident tragjik është në gjëndje të rëndë.

Paraprakisht mësohet se shkak I aksidentit të rëndë ku u përfshinë tre mjete është parakalimi I gabuar dhe shpejtësia e madhe.