Formula 1/ Aksident i frikshëm në pistën e SPA

469

Një aksident vërtetë i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Në këtë aksident është përfshirë piloti i McLaren, Fernando Alonso, që i goditur nga prapa nga Nico Hulkenberg, ka “fluturuar” mbi Sauberin e Leclerc, por për fat të mirë asgjë më shumë.

Të tre pilotët u tërhoqën pas incidentit, ndërsa Daniel Ricciardo dhe Kimi Raikkonen pësuan dëme serioze në makinat e tyre.