Chelsea, superkampion i Europës. Kepa hero, aktivizohet në fund dhe pret dy penallti

45

Chelsea ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar trofeun e Superkupës së Europës.

Blutë e Londrës mundën spanjollët e Villarreal pas goditjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1.

Ziyech kaloi në avantazh Chelsean në pjesën e parë, ndërkohë që Gerard Moreno barazoi për “Nëndetësen e verdhë” në të dytën.

Në serinë e 11-metërshave, Kepa ishte heroi i londinezëve, me dy penallti të pritura. Portieri spanjoll u aktivizua vetëm në fund nga trajneri Tuchel dhe nuk zhgënjeu, duke i dhënë titullin e parë sezonal kampionëve në fuqi të Champions League.