Aksion për plazhet publike, Klosi del vetë në terren për zbatimin e ligjit

364

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me prefekturën e Tiranës zhvilluan një aksion për krijimin e hapësirave publike në plazhin e malit të robit dhe Golemit.

Prefektja Suzana Jahollari dhe ministri Blendi Klosi panë nga afër punimet për krijimin e plazheve publike në këtë zonë.

Ministri Blendi Klosi u shpreh se ne bashkëpunim me të gjithë strukturat e tjera shtetërore do garantojmë sezon të sigurt për pushuesit.

Prefektja Jahollari tha se po punohet për krijinin e hapësirave për pushuesit, vendosjen e rojeve dhe vrojtuesve të plazhit si dhe gjithe sinjalistikën e duhur.

Në plazhin e Golemit është krijuar një sipërfaqe prej 2000 m2 plazh publik ndersa në ditët në vazhdim do të punohet për dezinfektimin e mjediseve kundër insekteve.