Tha se ishte motra e Klodian Rashës, reagojnë familjarët e të ndjerit: Nuk e njohim

291

Mes protestuesve ishte edhe një vajze, e cila u prezantua para mediave si motra e të ndjerit Klodian Rasha. Mirëpo, familjarët e viktimës kanë thënë se nuk e njohin vajzën në fjalë dhe se nuk ka lidhje me familjen Rasha.

Ajo u fotografua gjatë protestës teksa humbi ndjenjat. Ndërsa me herët tha për mediat se priste që vëllain e saj ta shikonte shëndoshë e mirë kur të vinte nga Italia, por e gjeti në arkivol.