Grabitën turistin, arrestohen dy persona

299

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Shtetasit e arrestuar janë G.Th. 42 vjeç dhe E.F. të dy me banim në Durrës.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi ditën e premte në lagjen nr.2

Sarandë në rrugë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I.banues në Gjermani.