“Po ruanin institucionet”/ Policia: Plagosen 9 efektivë, 3 në gjendje të rëndë

71

9 punonjës policie janë plagosur gjatë protestës së sotme nga sendet e forta që janë hedhur nga protestuesit në drejtim të efektivëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej.

3 policë ndodhen në gjendje të rëndë në spital, pasi kanë marrë dëmtime në kokë dhe në trup.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë protestuesit që të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve, pasi cilido do të përballet me pasojat ligjore.

“Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje sot në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dhunë, pasi dhuna do të përballet me përgjigjen ligjore të Policisë së Shtetit.

Episodi i papranueshëm i vrasjes së një qytetari nga një punonjes policie, i cili po hetohet në gjendje arresti, nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër, për të plagosur rëndë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shkatërruar pronën publike dhe private”, thuhet ne reagim.