Protestonte për vëllain e vrarë, humb ndjenjat Bora Rasha

261

Motra e të ndjerit Klodian Rasha, Bora, e cila erdhi nga Italia për të varrosur të vëllain, ka humbur mbrëmjen e sotme ndjenjat gjatë protestës.

Teksa ishte duke protestuar, të resë i ka rënë gjendje të fikti. Për të ndihmuar atë janë angazhuar protestues po edhe një police femër.

Pak më parë Bora Rasha dha një intervistë për mediat ku u shpreh se familja e saj kërkontë drejtësi për vrasjen e të vëllait e ndërsa mbante në dorë flamurin shqiptarë, u shpreh se ai simbolizonte gjakun e Klodian Rashës.

Tensionet vijojnë të shtohen në protestën para Kryeministrisë, ndërkohë që policia ka përdorur dhe gazin lotsjellës për të qetësuar e shpërndarë turmën.