Mbani mace në shtëpi? Mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për zgjuarsinë tuaj.

370

Sipas statistikave, rreth 68% e familjeve në SHBA kanë një kafshë. 36.5% e tyre kanë një qen, ndërsa 30.4% e familjeve kanë një mace. Të gjithë e dinë se qeni është miku më i mirë i njeriut, mirëpo studimet tregojnë se pronarët e maceve janë më të zgjuar. Për këtë studim interesant ju ftojmë të lexoni më poshtë:

Macet tregojnë mënyrën tuaj të jetësës

Përveç aftësive mahnitëse të maceve për të ndihmuar njerëzit për të ulur stresin, për të kapërcyer vështirësitë dhe për të përballuar dhimbjet, të pasurit një mace tregon shumë për karakterin tuaj në përgjithësi. Çuditërisht, njerëzit priren të zgjedhin ato kafshë shtëpiake të cilat jua kompletojnë stilin e tyre të jetesës dhe përputhen me zakonet e tyre.

Dallimet mes pronarëve të qenve dhe maceve

Rreth 600 studentë universitarë u përfshinë në studim ku 16 faktorë psikologjik të tyre u vlerësuan nga psikologët. Këta faktorë përfshinin arsyetimin, ngrohtësinë, stabilitetin emocional, gjallërinë, dominancën etj.

Bazuar në përgjigjet e dhëna nga pjesëmarrësit, studimi tregoi se studentët që kishin një qen ishin më modernë dhe më të ftohtë, ndërsa ata që zotëronin një mace ishin më të ndjeshëm dhe më kreativ.

Ekziston edhe një tipar tjetër që studiuesit zbuluan tek pronarët e maceve – pavarësisht nga ndjeshmëria e tyre, këta njerëz gjithmonë janë në gjendje të luftojnë për interesat dhe qëllimet e tyre.

Gjithçka ka të bëjë më inteligjencën

Tipari më interesant që u nënvizua ishte inteligjenca. Ky studim nxori në pah se njerëzit që kishin mace ishin më të arsyeshëm sesa ata që kishin qen. Surprizuese apo jo?