Milan futet në lojë, Liverpool i bën nder, City përmbys PSG

27

Milan “hakmerret” ndaj Atletico Madrid për humbjen e padrejtë në “San Siro” dhe shpreson shumë në kalimin e grupit pas fitores 0-1 në “Wanda Metropolitano”, kjo edhe falë fitores 2-0 të Liverpool ndaj Portos.

Kuqezinjtë luajtën më mirë në pjesën e parë dhe ngulmuan fort, por u shpërblyen në minutën e 87-të me gol të Messias. Spanjollët tentuan në fund të barazonin, por nuk ia dolën dot. Tashmë gjithcka është e hapur, por Milanit i duhet fitorja ndaj Liverpool në shtëpi.

Manchester City gjithashtu “hakmerret” për humbjen në Paris, duke përmbysur 2-1. Sitizens u gjendën në disavantazh me golin e Mbappe në pjesën e dytë, por pastaj përmbysën 2-1 me Sterling dhe Gabriel Jesus. Në këtë grup, Leipzig fiton 0-5 me Club Brugge dhe synon Europa League.

Real Madrid gjithashtu i ktheu reston moldavëve të Sheriff Tiraspol, duke fituar 0-3 në transfertë. Alaba dhe Kroos në pjesën e parë dhe Benzema në të dytën, bënë më së miri detyrën dhe marrin kreun e grupit. Ndërsa surprizë ishte fitorja 3-0 e Sporting Lisbona ndaj Dortmund.