Policia blindon institucionet, në gatishmëri për protestën e opozitës

323

Megjithëse skenari protestës së opozitës pasditen e kësaj të shtunë mbetet mister, policia e shtetit ka marrë masat për të siguruar tubimin që do të nisë në orën 18 e 30.

 

Prej mbrëmjes së të premtes, blutë e Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar ndërsa mbi 1200 efektivë do të jenë në terren përfshirë forcat speciale.

 

Nisur nga protestat e kaluara ku turma e njerëzve është zhvendosur nga kryeministria tek parlamenti këtë herë edhe në godinën ku zhvillohen seancat plenare do të dislokohen forca policie që në nisje të protestës.

 

Ambasada amerikane bëri thirrje një ditë më parë për qetësi dhe protestë paqësore duke i cilësuar jodemokratike dhe të paligjshme aktet e dhunës.

 

Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës gjatë 3 muajve të fundit dhe e dyta që zhvillohet në orët e mbrëmjes ndërsa qindra qytetarë janë vënë në ndjekje penale për përplasjet me policinë dhe aktet e dhunës ndaj institucioneve.

 

Këto situata bënë që autoritetet të instalojnë edhe kamera me rezolucion të lartë pranë Kryeministrisë dhe parlamentit për të identifikuar protestuesit që shkelin ligjin.