Pak ditë më parë, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe zbuloi emrin e vogëlushit Amar. Ndërsa bëri një dedikim të ëmbël për ardhjen në jetë të vogëlushit Gixhari zbuloi edhe një detaj interesant.
Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8, shkroi aktorja.
Ndërkohë, ditën e djeshme Olta ndau një tjetër foto të ëmbël për të birin. Teksa pozonte me të voglin e saj në krah Gixhari ka zbuluar gjithashtu edhe dhuratën e veçantë që i ka bërë atij.
Shalli i tij i parë duhet të jetë special. Ai është princi im, kështu që zgjodha për të shallin mbretëror nga ghhurt. Dua ta mbaj përgjithmonë si shallin e tij të parë dhe do ta vendos në një kornizë, ka shkruar Olta.
