Si rrallëherë Elvana Gjata ndan foto me prindërit e saj në natyrë me një mesazh të rëndësishëm.

496

Ndonëse këngëtarja e njohurElvana Gjata ka zgjedhur mos të publikojë shpesh në rrjetet sociale së fundmi duket se ka bërë një përjashtim teksa ka ndarë një moment më prindërit e saj në natyrë.

Të shtrenjtët e mi në këto kohë të vështira qëndroni sa më pranë familjes suaj dhe gëzohuni me ta. Jam çdo ditë falenderuse dhe mirënjohëse për ta. Zoti është i mrekullueshëm, ka shkruar këngëtarja krah postimit ku shfaqet e veshur sportive së bashku me mamin dhe babin.

Kujtojmë se Elvana ka ndarë rrallëherë momente me familjen e saj. Në një intervistë së bashku me mamanë e saj Gjata ka pohuar se të gjitha nënat shqiptare janë heroinë që edhe në kushte të vështira kanë mundur ta mbajnë familjen në pëllëmbë të dorës.