Ja detaji që tregon se mes Ledrit dhe Stresit nuk ka më konflikte.

334

Stresi i ka habitur të gjithë me foton e fundit të publikuar në Instagram. Ai është shfaqur krah Ledri Vulës në prapaskenat e një koncerti duke lënë të kuptohet se pas shumë kohësh me konflikte, raporti mes tyre është përmirësuar dukshëm. Ngjiren pas vetes, e tranojmë krejt qytetin, i madhi Ledri Vula, shkruan reperi i njohur.

Konflikti që kanë pasur Stresi dhe kolegu i tij ka nisur pas daljes së Ledrit nga Babastars. Pas shumë vitesh gjërat kanë marrë tjetër drejtim dhe janë shumë herë më të qeta se dikur. Komentet në foto nuk kanë munguar dhe shumica i përgëzojnë dy reperët që më në fund i kanë dhënë zgjidhje raportit mes tyre.