Komisioni hetimor për inceneratorët vijon marrjen në pyetje, dëshmitarja e radhës “shpërthen” në lot. PD me dokumenta për Elbasanin

401

Partia Demokratike denoncuar me dokumente përfshirjen e ministrave dhe ish-ministrave të qeverisë Rama në procedurat koncensionare për aferën e inceneratorit të Elbasanit

Sipas Partisë Demokratike dokumentet tregojnë se si ish ministri i mjedisit Lefter Koka, ka firmosur një kontratë koncensionare për 7 vite, një kompanie pa të ardhura dhe pa eksperiencë në fushën e trajtimit të mbetjeve me një vlerë prej 22 mln eurosh.

Po këto shkresa të publikuara në media, sipas PD-së, tregojnë se Koka në bashkëpunim me Ministrin Ahmetaj dhe Gjiknuri, si dhe me dijeninë e Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, kanë firmosur një draft kontratë me kosto në buxhetin e shtetit prej 22 mln eurosh, pavarësisht se hasën kundërshtimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe mosmiratimin e qartë të ish-ministrit të Financave të asaj kohe Shkëlqim Canit.

Faktet sipas PD-së, konfirmojnë se kompania e Stela Gugalljas, Albtech Energy, ka marrë një koncesion me bekimin e Kokës, Ahmetaj, Gjinurit, Agaçit dhe Ramës prej 22 mln eurove ndërkohë që që pak muaj më vonë ka marrë një kredi nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri duke vendosur si garanci koncesionin.

Por teksa radhën për të dëshmuar në seancën e sotme e kishte Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, kjo e fundit ka shpërthyer në lot gjatë marrjes në pyetje, ndonëse nuk u transmetua në kohë reale, por u bë objekt diskutimi dhe debati mes palëve.

Nisur nga gjendja emocionale e dëshmitares, deputeti socialist Eduard Shalsi, i ka kërkuar kryetares së komisionit, Jorida Tabakut të ndërpresë marrjen në pyetje për shkak të gjendjes emocionale të papërshtatshme të zonjës Cenameri.

“Pas gjendjes emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di c’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh.” u shpreh Shalsi.

Por Tabaku ka pretenduar se Cenameri është emocionuar për shkak të komenteve të disa prej deputetëve të mazhorancës.

“Për etikë të zonjës nuk e përmenda. Unë thashë bëjmë një pushim dhe ju e thatë çfarë doni, zonja u emocionua të disa kolegëve të mazhorancës, po vini një presion të kotë mbi zonjën. Nuk u cenua nga asgjë që thamë ne, por ju komandojmë që të mos vazhdoni.”, tha Tabaku.

Seanca e sotme në Komisionin Hetimor të Incenratorëve është shoqëruar me tone të larta dhe debate mes palëve.

Mazhoranca ka ngritur pretendime se në Komision nuk mund të dëshmojnë persona që janë marrë në pyetje nga SPAK, siç ishte rasti i gazetarit Artan Rama apo edhe dëshmitares Sabina Cenameri, pasi sipas tyre cenohet hetimi i SPAK.