8 të burgosur rezultojnë pozitivë me COVID-19.

38

Nga 20 raste e konfirmuara ditën e djeshme me koronavirus në qarkun e Korçës, 8 prej tyre janë të burgosur. Të burgosurit po vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës dhe të gjithë kanë qëndruar në katin e dytë të IVPS Drenovë.

Të burgosurit janë transportuar në spitalin e burgut të Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa epidemiologet vazhdojnë hetimin epidemiologjik.