Lulzim Basha: U tërhoqën nga akuzat e turpshme për paratë ruse

331

Për vendimin e sotëm të prokurorisë ka reaguar vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se prokuroria u detyrua të tërhiqet pas dy vitesh nga gënjeshtrat e fabrikuara nga Edi Rama. 

Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokuemtne për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme. Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”, tha Basha.

“Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që u duhej për të mbuluar skandalet që i plasnin. Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Këtë gjeagjëzë zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është”, shtoi Basha