Policia bie në gjurmët e autorit, zbulohen 2 kasollet ku thahej ka.nabisi

169

Policia e Shkodrës ka rënë në gjurmët e Danjel Pepajt, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vr.asjes së dyfishtë, të Vilson Çutajt dhe Kement Pepajt.

Uniformat blu bëjnë me dije për ABC News, se 25 vjeçari për herë të fundit është parë në një zonë periferike në Malin e Zi.

Që prej të dielës, forcat e policisë janë duke negociuar me familjarë e të afërm të tij që të vetëdorëzohet. Pasi vr.au dy të rinjtë në një zonë të pyllëzuar në Rrenc, Danjel Pepaj është larguar nëpërmjet maleve në drejtim të Malit të Zi.

Pikërisht në këtë zonë, policia gjeti edhe trupat e pa jetë të dy të rinjve. Ndërsa rreth 250 metra larg ndodheshin dy parcela, në njërën prej të cilave ishin mbjellë 29 bimë kan..abisi deri në 1.5 metra dhe në tjetrën u konstatuan vetëm gropa të hapura

Burime nga grupi hetimor në Policinë e Shkodrës, pohuan për ABC News, se shumë pranë parcelës me kan..abis u gjetën dy kasolle, të përshtatura për tharjen e lendes

Hetuesit kanë dyshime se pikërisht në këto ambiente ishte tharë ka..nabisi, por para se Danjel Pepaj të largohej prej andej u kishte vënë flakën. Për kultivimin e 29 bimëve të kan..abisit, policia arrestoi babanë e Danjelit, Rrok Pepajn, për të cilin gjykata e la në burg deri në përfundim të hetimeve

Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë dyshime se 62 vjeçari ka pasur dijeni për kultivimin dhe për rrethanat e kr..imit. Sherri mes tre të rinjve dyshohet të ketë nisur për shkak të vjedhjes së një sasie kan..abisi / db/Abcnews.al