Tentoi të kalonte 57 mijë euro në nga shqipëria, procedohet i riu

340

Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar rreth 57 mijë euro të cilat po transferoheshin në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

 

Paratë ishin fshehur në brendësi të një automjeti me targa gjermane dhe ishin mbështjellë në dy pako. Ato u identifikuan nga shërbimet e policisë kufitare gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë.

 

Pas identifikimit policia ka shoqëruar drejt komisariatit të policisë Vlorë drejtuesin e mjeti, I cili është identifikuar si shtetasi E.P.. 29 vjeç banues në Kukës, I cili pas përfundimit të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë.