I jepet lamtumira 20 vjeçares nga Korça që humbi jetën në Thumanë

I jepet lamtumira e fundit 25 vjeçares nga Korça,Stela Zvergeci vjeç 20 , e cila humbi jetën në tërmetin e 26 nëntorit së bashku me 47 persona të tjerë.

 

Diastela Steneci ndodhej në Thumanë në familjen e të fejuarit të saj Almir Carës por ëndrra e tyre për t’u kurorëzuar e për të krijuar familje u ndërpre pa filluar.

 

Por teksa familjarët e Stelës kanë vendosur që ta varrosin vajzën e tyre në Korçë nga ana tjetër I është dhënë lamtumira dhe anëtarëve të tjerë të familjes Cara.

Termetet dhe Shqiperia! Qente e shpetimit dhe qente politik.

Organizimi i corganizuar i qeverise shqiptare per masat ndaj katastrofave natyrore nder vite, eshte nje katastrof ne vete per ne si popull. Paramendoni per nje moment sikur miqte tane pertej kufinjve nuk do ishin ne gjendje per te na ndihmuar?!

Kjo klase qensh politik, te majte e te djathte, ky kurropsion kapilar, shkaterrus deri ne palc per ne si popull, ka kafshuar deri ne gllaberim edhe fondin e ushqimit per qente e shpetimit ne raste katastrofash. Besoj se qeni i sjelle nga skuadrat e shpetimit nga Kosova ka shpetuar ma shume jete se gjithe qente politik te shtetit shqiptar sebashku.

Pertej cdo gjeje, absolutisht respekt e perulje per ato police, ushtare, doktor, zjarrfikes etj qe po luftojn cdo moment per te shpetuar jete, por fatkeqsisht edhe pa mjetet e duhura(qente politik)e ne kushte aspakt te pershtatshme. Pyes veten ku jane firmat e miliardeve te PPP? Sa logjistik kane vendos ne dispozicion per kete rast?

Mire qe na grabisin cdo dite, por do na grabisin perseri sa te hapen tenderat per rindertim. Po po, ata do jene aty ne momentin e duhun bashk me qente e politikes per kafshuar fondet e donacionet qe shume shqiptare e miq te shqiperise po dhurojne per keto kohe te veshtira per ne.

Edhe une si shume shqiptare te tjere qe jetojne, punojne ose studiojne jasht shqiperise, jam thellesisht i prekur per keto momente te veshtira qe po kalon vendi im. Sot gjate nje disktutimi se si cdo nje nga ne mundet te jape nje ndihme modeste, arritem ne konkluzionin qe do ishte me mire qe ndihma te dergohet tek nje OJQ sesa te llogaria zyrtare e shtetit shqiptare. Jam i sigurt se qente politik do kafshojne edhe aty si cdo kund tjeter ne keto vend.

Deri ne momentin qe nje termet qe do e zhduke kete rrace kancerogjene politikanesh, nuk besoj se do kete shume dite te bardha per ne si popull.

Disa jetojne ne Bunker, disa ne Rolling Hills…

Dy fjalë për tërmetin e tmerrshëm në Shqipëri

Si cdo shqiptar e njiri vullnetmire e kam ndjek ne menyre konstante me dhimbje e trishtim situaten e percjelle prej mediave, gati apokaliptike, qe ka shkaktue ne njerez e dame materiale termeti i djeshem.

Sigurisht, tash duhen rikuperue njerezit qe jane akoma nan germalla, percjelle me dinjitet viktimat, ngushellue familjaret e tyne, pra duhet menaxhue situata e tmerrshme e emergjences. Ne ditet ne vazhdim, duhet me u ndale te gjithe me reflektue thelle e gjanesisht, qytetar e pushtetar, secili simbas pergjegjsive te tyne e mbi te gjitha akti e procesi i reflektimit duhet te jete i paqte, pa polemika e shigjetime inatcore instrumentale se ndoshta ne kete rast mund te kete nji fare legjitimiteti ajo shprehja e dalun bojet, dikur e perdorun krejt pavend, bashkevuejtes e bashkefajtor.

Po, edhe qytetaret shqiptar, pertej grykesise kriminale te politikes miope, perfshi edhe emigrantet, kane kontribue qe abuzivizmi ne ndertime e shperfyterim te ekosistemit deri ne ate pie sa me ia kalue edhe delirit te ndertimit te Babilonise biblike. Thjesht me hy ne nji shembulli pergjithsues shtoj se: Kurre nuk e kam kuptue nji fshatar qe ka hanger buke kallamoqe ne kohe te komunizmit, i ka hype gomones per nji jete ma te mire ne demek demokraci, tue shkue ne emigracion dhe me optimizue mundin e djersen ka hanger kartodha, pra patate, per me kursye, te cilat mandej i shkapet ne katin e 10 te nji pallati pa letra, te bame ndoshta me themele ne bregun e detit.

Ndoshta e perdore sall per dy jave. Ne kete menyre drenazhon me paradhanie pa u hedh themelet paret e nji biznes te sigurte kriminal sikur ka ndodhe ne pjesen ma te madhe te ndertimeve e veprimtarive ekonomike ne Shqipni. Me keto tema askush nuk asht marre sepse krejt sistemi tash 30vjet asht vetefinancue prej aktiviteteve kriminale dhe segmente te shtetit kane asgjesue bash shtetin ne sinergji demokratike me krejt aktoret e faktoret e realitetit tone plural.

As otomanet, me derivatet e tyne zogiste e enveriste te shekullit tone nuk i sfiduen ligjet e teknikes e te natyres se sa modeli i qeverisjes 30vjecare me shtesa e mprapashtesa pallatesh e njerzish te botes te erret. Prandaj, ky paralajmrim tragjik i natyres e pse jo edhe Zotit, le te na sherbeje me kene te pergjegjshem, secili simbas pergjegjsise e takatit te tij, per me impostue nji shkaterrim e demolim te programuem te krejt delireve mjerane te donkishoteve tone, te mishnume me ndertime jashte cdo kriteri minimal, sismik, sigurie, etik dhe estetik.

Vetem me nji nisme kurajoze te rrafshimit te programuem te nji kercenimi publik, sikur jane ndertimet tone, mund te rindertojme qytete dinjitoze ne harmoni me parametrat sismik e sidomos njerezor te nji qytetnimi te vertete. Arnimet mbijetojse jane thjeshte pergatitja e nji tragjedie te radhes, ndoshta edhe ma katastrofike. Ka ardhe koha per sovranitetin e shtetit, si ent i komunitetit te vertet te njerezve vullnetmire.

Vettingu per drejtesine duhet spostue urgjentisht te ai i pallateve vrastare. Don Zoti e ua shndrit menden njerezve qe kane pergjegjsi publike me ndermarre kete operacion kirugjik nderhymjet ne riprogramimin e krejt rrjetit urban te vendit.

Nga Nest Zefi

Ja ku po kërkohet ende për njerëzit nën rrënoja

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, mbi 650 janë plagosur dhe shumë të tjerë vijojnë të ndodhen nën rrënoja në Durrës e Thumanë si pasojë e tërmetit 6.3 ballë të rënë një ditë më parë ne vëndin tonë.

 

Ndërkohë vijojnë kërkimet në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës.

 

Sipas informacioneve operacioni vijon tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq.

 

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës, të cilat janë zonat më të prekura nga tërmeti, ndërkohë që 27 Nëntori është zyrtarisht Ditë Zie Kombëtare.

Zyrtarisht 28 viktima nga tërmeti, Publikohet lista zyrtare

Ky është lajmi më i vështirë që mund të publikojmë , dhe që kurrë nuk do donim që ta shkruajmë.

Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu sic ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar.

Por humbja më e madhe dhe e trishtë janë jetët njerzore.

Ja emrat e viktimave:

Në Durrës kahë humbur jetën:

1- Amelia Lala, 8 vjeç

2- Esiela Karanxha, 8 vjeç

3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4- Sadik Qato, 85 vjeç

5- Isah Abazi, 29 vjeç

6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7- Eviola Broshka, 28 vjeç

8- Kristi Reçi, 24 vjeç

9- Sehadete Lala, 79 vjeç

10- Djena Karanxha

11- Eduart Reçi

12- Shemsedin Abazi

Në Thumanë, Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç

2. Bukurije Leka

3. Erisa Cara

4. Fatmira Cuka 44 vjeç

5. Selvie Lala 77 vjeç

6. Saimir Greku

7. Kristjan Preçi 26 vjeç

8. Sardi Cuka 18 vjeç

9. Hajrie Vata 65 vjeç

10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç

11. Drita Cakoni 58 Vjeç

12. Pëllumb Greku 57 Vjeç

13. Çelike Grupieku 57 Vjeç

14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç

15. Kastriot Cakoni

Ndërsa në Laç

Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Pas 17 orësh nën beton, i riu i “buzëqeshur” që kërkoi një cigare para se të mbyllte sytë

Një i ri me mbiemër Çuko dha shpirt pas një pritjeje të gjatë prej 17 orësh nën rrënoja. Ai është një nga 27 viktimat e deri tanishmë të tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë dhe pas 17 orësh nën beton mësohet se ka nxjerrë vetëm kokën nga rrënojat.

Në foto shihet djali i “buzëqeshur” edhe pse për orë të tëra ishte i bllokuar nën rrënoja. Ai pati një komunikim me trupat e shpëtimit dhe mësohet se gjatë bisedës me ta ka kërkuar një cigare

Trupat e shpëtimit i vunë një kokore në kokë dhe nisën punën për ta nxjerrë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë përfund dhe pas 17 orësh nën beton, i riu mbylli sytë.

“Më jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndjej fare”, mësohet se janë fjalët e fundit të të riut./abcnews.al

”Kosova është Shqipëri”, vazhdon mbledhja e ndihmave në Prishtinë për të prekurit nga fatkeqësia

Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, vazhdoi nga qytetaret edhe sot mbledhja e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. 

Veshmbathje, batanije, lodra por edhe ndihma financiare do të nisen në mbrëmje nga Kosova drejt Shqipërisë. 

Zyrtarisht, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj deklaroi se Shqipërisë do t’i jepet një ndihmë prej 500 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Ndërkohë, ndihma po mblidhen edhe në qytete të ndryshme shqiptare, në veçanti në Tiranë dhe Korçë.

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e parë të tërmetit

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një deklaratë lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Shqipërinë dhe që deri tani ka shkaktuar 21 viktima.

Deklarata e plotë:

Nata që kaloi ka qenë e vështirë dhe e di që sot, shumë qytetarë presin me shqetësim e frikë çdo të sjellë nata e sotme. Lutem per sa me shume gjakftohtësi te jete e mundur per te evituar cdo lëndim qe nuk vjen nga tërmeti por nga paniku.

Ne po bëjmë gjithçka mundemi, po bejme detyrën tone si qeveri per te adresuar situatën e renduar ne zonat te prekura nga tërmeti. I gjithë shteti është në këmbë duke nisur nga ekipet e kërkim shpëtimit, efektivë e ushtrisë e policisë, mjekët, prefektët, kryebashkiakët, deputetët, i gjithe kabineti qeveritar, dhe qindra e qindra qytetare qe jane solidarizuar duke dhene ndihmën e tyre te palodhur e mbështetjen e pakursyer.

Ka patur shumë pyetje sot, sidomos mbi përmasat e dëmeve. Kerkoj mirëkuptimin tuaj, prioriteti ynë, edhe në momentin që po flasim është shpëtimi i çdo jete që mund të shpëtohet.

Është e pamundu ne kete moment, kur të gjitha energjitë janë përqëndruar në operacionet e kërkim – shpëtimit, që të kemi një panoramë të detajuar të dëmeve.

Dëmet janë të mëdha, këtë e dimë. Ky ishte tërmeti më i forte që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë, shpresojmë me intensitet me te ulet sic eshte trendi, deri ne stabilizimin e pllakave tektonike.

Dua të përsëris edhe një herë apelin, për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar: bëni kujdes e mos hyni në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga njesite e specializuara.

Në respekt të qytetarëve dua të bëj një pasqyrë të situatës së deritanishme por theksoj edhe një herë se, informacioni përditësohet çdo minutë e shifrat mund të ndryshojnë.

Deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. E theksoj se ky bilanc tragjik mbetet ende per tu konfirmuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse te shëndetësisë dhe rendit sipas protokollove te ekspertizës perfundimtare.

Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar nderkohe qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës.

Falë ndërhyrjeve të ekipeve të specializuara, 45 persona kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë nga rrënojat e duke u dërguar për ndihmë mjekësore. Rreth 600 banorë janë lenduar dhe kanë marrë ndihmën pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore.

Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër nderkohe qe qeveria pak minuta me pare e shpalli 27 nentorin dite zie kombetare ne respekt te jetëve te humbura.

2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura (efektivë xhenio, forcat speciale e ato komando), 1 900 efektivë të Policisë së Shtetit jane ne terren dhe gatishmëri te plote, bashke me ekipet e zjarrfikësve të bashkive, dhjetra ekipeve mjekësore dhe qindra qytetarë te cilët janë angazhuar në terren dhe janë në gatishmëri të plotë, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja apo ngritjen e çadrave dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.

Prej disa orësh, ekipeve tona të kërkim shpëtimit, të cilat po punojnë pa ndërprerje në Durrës e Thumanë, i janë bashkuar mbi 200 efektivë, ekspertët më të mirë të emergjencave civile të ardhur nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Rumania. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Zyrës Rajonale të Asistencës për Fatkeqësitë Natyrore do të asistojnë nevojat në terren. Faleminderit partnereve për solidaritetin!

Paralel me operacionet e kërkim shpëtimit që do të vazhdojnë edhe gjatë natës, që prej prej mesditës së sotme, pranë stadiumit në Durrës dhe fushës së sportit në Thumanë nisi ngritja e 300 çadrave për strehimin e afro 1 mijë banorëve. Gjithashtu Shtëpia e Pushimit të Ushtrisë në Durrës me kapacitet 200 persona është në dispozicion të banorëve në vështirësi.

Janë 90 palestra në Tiranë, Durrës, Krujë e Lezhë te cilat po pershtaten per te akomoduar familjet e pastreha ne rast nevoje.

Krahas kapaciteteve akodomuese të siguruara nga pushteti vendor dhe ai qendror, jane shume hotele në Vlorë, Durres e Tiranë te cilat, ne shenje solidariteti, kanë ofruar strehim e trajtim për çdo bashkëqytetar në vështirësi.

Orët në vijim do jenë të vështira por solidariteti mes njëri – tjetrit dhe përkushtimi i cdo punonjësi në strukturat e specializuara do ta bëjë më të lehtë përballimin e një situate, që askush nga ne nuk do të donte ta përjetonte. Lutjet tona sot janë për çdo familje shqiptare, dhe ne veçanti per familjet qe kane humbur te dashurit e tyre dhe te gjithë atyre qe i mbijetuan kësaj tragjedie te paparashikuar. Kurajo dhe Zoti qofte me cdo familje shqiptare.

Horoskopi 26 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Edhe pse disa njerëz të tjerë mund të mundohen të të fryjnë gjatë ditës, nuk do të thotë se do bini pre e tyre. Mos lejoni që histeria dhe ankthi i tyre t’iu bëjnë të hamendësoni gabim. Tani për tani, të ecësh me ritmin tënd dhe pa u ndikuar nga askush është më e rëndësishme se kurrë. Shijojeni ditën tuaj sot, nuk ka garë për të fituar, por vetëm një udhëtim për të shijuar.

Demi

Muzika, arti dhe filmat do të ofrojnë argëtimin që ju keni dëshiruar, kështu që është koha e përsosur për të shkuar në një koncert, galeri arti ose teatër. Është e rëndësishme të dilni dhe të shijoni këto gjëra mes njerëzve të tjerë në vend që të qëndroni në shtëpi dhe të shikoni filma. Energjia e larmishme e njerëzve përreth në këto ambjente do t’iu stimulojë dhe ju frymëzojë të zbuloni mwnyra të reja argëtimi për të ndryshuar monotoninë në jetën tuaj.

Binjakët

Familja juaj mund t’iu njohë më mire se kushdo tjetër, por sot nuk do të ndiheni kështu. Komunikimi do jetë ose i tendosur ose i vështirë dhe nuk është e qartë pse. Kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar edhe pse është normale të ndiheni të irrituar. Për sa kohë që jeni të sinqertë për dëshirën tuaj edhe njerëzit do përpiqen t’ju kuptojnë disi.

Gaforrja

Jeta juaj ka nevojë për një pastrim, por jo në atë mënyrë siç mund të mendoni. Rrëmuja nuk është në dollapët ose nën shtratin tuaj, është brenda kokës tuaj! Tani po mbani shumë supozime të çuditshme, kryesisht për disa njerëz që kanë hyrë kohët e fundit në jetën tuaj. Pastroni bankën tuaj të kujtesës dhe shpëtojeni nga të gjitha plehrat dhe pluhuri që po ju nguliten në mendime. Përcaktojini njerëzit se kush janë nga ato që bëjnë dhe është e sigurt që do heqësh dorë nga dyshimet tuaja.

Luani

Kontrolloni bilancin tuaj bankar sot sepse mund të ketë disa kredi ose borxhe që i keni harruar dhe shifrat mund të jenë pak më ndryshe nga sa prisni. Të dish për financat tuaja është shumë e rëndësishme për ju sot. Prandaj merrni disa minuta për të rivlerësuar qëllimet dhe planet tuaja financiare. Pak planifikim do të ishte gjithashtu një ide e mençur. Sigurohuni që jeni të përgatitur për atë që do përballeni.

Virgjëresha

Këmbëngulja është një gjë shumë e bukur për ata që e zotërojnë. Sigurisht duhet durim. Nëse këmbngulja juaj nuk dorëzohet, gjithçka do fillojë të ketë kuptim. Do të keni momentin tuaj ‘eureka’ sot në një moment, dhe pas kësaj, gjithçka do ketë një qëllim, madje shumë të këndshëm. Nëse keni patur disa punë që ju kanë hutuar, tani do keni një ide të shkëlqyer për t’i zgjidhur.

Peshorja

Më shumë se kurrë, ju ushqeni cilësitë tuaja unike, si dhe veçantinë e miqve tuaj. Sot është një ditë e shkëlqyer për të festuar diversitetin tuaj ose të paktën të organizoni ekstravaganzën tuaj të ardhshme në ambjente shoqërore. Një udhëtim ditor i mbushur plot me aventura mund të jetë gjëja më e përsosur për ju sot.

Akrepi

Cili është përkufizimi i një dite të mirë dhe kur ka qenë hera e fundit që keni pasur një të tillë? Mos u dëshpëroni nëse jeni në një monotoni tani, sepse është e përkohshme. Mos e humbni kohën duke u shqetësuar për cilësinë e jetës tuaj. Është koha të filloni të mendoni për perspektivën tuaj të jetës suaj. Përgatituni të rivlerësoni se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe për ju sot. Ju mund të kuptoni se të qenit i keq mund të jetë mjaft i kënaqshëm dhe se të qenit mirë ndonjëherë mund të jetë e kotë.

Shigjetari

Dikush që është në pushtet tani mund të mos jetë personi që do të kishit zgjedhur për karrigen e shefit të madh, por mbetet fakti që ajo ose ai është përgjegjës dhe ju duhet ta duroni atë. Sa më shpejt të hiqni mënjanë çdo pakënaqësi ose dyshim, aq më mire është.  Lutuni dhe bëhuni të pjekur. Nëse i jepni këtij personi respektin që meriton, gjërat do të bëhen shumë më të këndshme.

Bricjapi

Kjo është një ditë me rezultate. Me siguri mund të arrini shumë gjëra që keni dëshiruar por mund të mos ju pëlqejë cilësia e asaj që keni krijuar. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe nëse dëshiron të kërkoni një punë, atëhere vazhdo dhe kërko një. Standartet që i keni vënë vetës po rriten gjithnjë e më shumë dhe kjo është mjaft e mirë për ju. Jeni gati për të sfiduar vete dhe keni për ta parë sa krenarë do jeni për ato që do arrini.

Ujori

Kini kujdes që të mos humbni shumë në idetë fantastike dhe filozofitë metafizike tani për tani. Të shqetësoheni për origjinën e universit (ose çfarë do të bëni kur të fitoni llotarinë) po ju largon nga ajo që është me të vërtetë e rëndësishme. Kthehuni në tokë! Ju duhet të bëni një përpjekje për të qenë më të lidhur me njerëzit që ju doni. Ata kanë nevojë për kontributin tuaj në jetën e tyre më shumë sesa e kuptoni. Kaloni kohë me një mik apo një anëtar të familjes sot.

Peshqit

Do të zhvillohet një luftë midis angazhimeve shoqërore dhe përpjekjeve altruiste sot dhe do të përfundoni të mbërthyer menjëherë në mes! Gjëja e vetme që duhet të bëni është t’i dorëzoheni tundimit. Përpiquni të hiqni disa nga përgjegjësitë tuaja serioze për disa ditë dhe kënaqni fëmijën brenda jush. Pas disa ditësh ju mund të zhyteni në mendime dhe shqetësime për jetën.