Pas 17 orësh nën beton, i riu i “buzëqeshur” që kërkoi një cigare para se të mbyllte sytë

382

Një i ri me mbiemër Çuko dha shpirt pas një pritjeje të gjatë prej 17 orësh nën rrënoja. Ai është një nga 27 viktimat e deri tanishmë të tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë dhe pas 17 orësh nën beton mësohet se ka nxjerrë vetëm kokën nga rrënojat.

Në foto shihet djali i “buzëqeshur” edhe pse për orë të tëra ishte i bllokuar nën rrënoja. Ai pati një komunikim me trupat e shpëtimit dhe mësohet se gjatë bisedës me ta ka kërkuar një cigare

Trupat e shpëtimit i vunë një kokore në kokë dhe nisën punën për ta nxjerrë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë përfund dhe pas 17 orësh nën beton, i riu mbylli sytë.

“Më jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndjej fare”, mësohet se janë fjalët e fundit të të riut./abcnews.al