Dy fjalë për tërmetin e tmerrshëm në Shqipëri

628

Si cdo shqiptar e njiri vullnetmire e kam ndjek ne menyre konstante me dhimbje e trishtim situaten e percjelle prej mediave, gati apokaliptike, qe ka shkaktue ne njerez e dame materiale termeti i djeshem.

Sigurisht, tash duhen rikuperue njerezit qe jane akoma nan germalla, percjelle me dinjitet viktimat, ngushellue familjaret e tyne, pra duhet menaxhue situata e tmerrshme e emergjences. Ne ditet ne vazhdim, duhet me u ndale te gjithe me reflektue thelle e gjanesisht, qytetar e pushtetar, secili simbas pergjegjsive te tyne e mbi te gjitha akti e procesi i reflektimit duhet te jete i paqte, pa polemika e shigjetime inatcore instrumentale se ndoshta ne kete rast mund te kete nji fare legjitimiteti ajo shprehja e dalun bojet, dikur e perdorun krejt pavend, bashkevuejtes e bashkefajtor.

Po, edhe qytetaret shqiptar, pertej grykesise kriminale te politikes miope, perfshi edhe emigrantet, kane kontribue qe abuzivizmi ne ndertime e shperfyterim te ekosistemit deri ne ate pie sa me ia kalue edhe delirit te ndertimit te Babilonise biblike. Thjesht me hy ne nji shembulli pergjithsues shtoj se: Kurre nuk e kam kuptue nji fshatar qe ka hanger buke kallamoqe ne kohe te komunizmit, i ka hype gomones per nji jete ma te mire ne demek demokraci, tue shkue ne emigracion dhe me optimizue mundin e djersen ka hanger kartodha, pra patate, per me kursye, te cilat mandej i shkapet ne katin e 10 te nji pallati pa letra, te bame ndoshta me themele ne bregun e detit.

Ndoshta e perdore sall per dy jave. Ne kete menyre drenazhon me paradhanie pa u hedh themelet paret e nji biznes te sigurte kriminal sikur ka ndodhe ne pjesen ma te madhe te ndertimeve e veprimtarive ekonomike ne Shqipni. Me keto tema askush nuk asht marre sepse krejt sistemi tash 30vjet asht vetefinancue prej aktiviteteve kriminale dhe segmente te shtetit kane asgjesue bash shtetin ne sinergji demokratike me krejt aktoret e faktoret e realitetit tone plural.

As otomanet, me derivatet e tyne zogiste e enveriste te shekullit tone nuk i sfiduen ligjet e teknikes e te natyres se sa modeli i qeverisjes 30vjecare me shtesa e mprapashtesa pallatesh e njerzish te botes te erret. Prandaj, ky paralajmrim tragjik i natyres e pse jo edhe Zotit, le te na sherbeje me kene te pergjegjshem, secili simbas pergjegjsise e takatit te tij, per me impostue nji shkaterrim e demolim te programuem te krejt delireve mjerane te donkishoteve tone, te mishnume me ndertime jashte cdo kriteri minimal, sismik, sigurie, etik dhe estetik.

Vetem me nji nisme kurajoze te rrafshimit te programuem te nji kercenimi publik, sikur jane ndertimet tone, mund te rindertojme qytete dinjitoze ne harmoni me parametrat sismik e sidomos njerezor te nji qytetnimi te vertete. Arnimet mbijetojse jane thjeshte pergatitja e nji tragjedie te radhes, ndoshta edhe ma katastrofike. Ka ardhe koha per sovranitetin e shtetit, si ent i komunitetit te vertet te njerezve vullnetmire.

Vettingu per drejtesine duhet spostue urgjentisht te ai i pallateve vrastare. Don Zoti e ua shndrit menden njerezve qe kane pergjegjsi publike me ndermarre kete operacion kirugjik nderhymjet ne riprogramimin e krejt rrjetit urban te vendit.

Nga Nest Zefi