”Kosova është Shqipëri”, vazhdon mbledhja e ndihmave në Prishtinë për të prekurit nga fatkeqësia

544

Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, vazhdoi nga qytetaret edhe sot mbledhja e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. 

Veshmbathje, batanije, lodra por edhe ndihma financiare do të nisen në mbrëmje nga Kosova drejt Shqipërisë. 

Zyrtarisht, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj deklaroi se Shqipërisë do t’i jepet një ndihmë prej 500 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Ndërkohë, ndihma po mblidhen edhe në qytete të ndryshme shqiptare, në veçanti në Tiranë dhe Korçë.