Eliza Dushku është bëbë nënë për herë të parë. Aktorja dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, që kanë vendosur ta quajnë Bourne.
Djali ynë Bourne. A mund ta ndjesh dashurinë Philip Bourne? Faleminderit për gjithë dashurinë, shkruan Dushku krahas fotos ku shihet bashkëhsorti i saj teksa mban në krah vogëlushin e porsalindur.
Fotoja që ka rrëmbyer mijëra pëlqime e komente është komentuar edhe nga partneri i aktores shqiptare i cili zgjedh fjalët më të ëmbla për ti shprehur asaj mirënjohjen e dashurinë. Nënë dhe bashkëshorte, perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime më e mirë. Faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur Bourne, shkruan 55 vjeçari.
Eliza dhe Peter u martuar në privatësi të plotë në gusht të 2018-ës dhe nëse për shqiptare vogëlushi i sapolindur është fëmija i parë, kujtojmë se biznesmeni ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme. Peter Palandijan është president i Intercontinental Real Estate Corporation me qendër në Boston.