A e keni idenë se si duket tani Borëbardha

431

Të gjithë e mbajmë mend filmin e famshëm Borëbardha, në olin e të cilës ishte aktorja turke Zeynep Degirmencioglu.

Filmi i cili bëri për vetë të vegjël e të rritur pati një shikueshmëri të gjerë që në kohën kur u prodhua, në vitin e largët 1970.

Por pyetja që mund të na vijë të gjithëve në mendje është: Si duket sot aktorja bukuroshe brune që ka luajtur rolin e famshëm?

Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm 1 vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.

Filmi i saj i parë, Papatya e vendosi si një aktore filmi për fëmijë.

Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe Fırtına. Në vitin 1960 ajo luajti në filmin Ayşecik.

Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar Borëbardha dhe 7 xhuxhat dhe Hirushja.

Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes. Sot, në moshën 62-vjeҫare vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.