Gjesti prekës dhe human i policit në doganën e Kapshticës.

302

Gazetari i Korçës Tonin Frroku ka treguar një gjest prekës që ka bërë një polic në Kapshticë duke i paguar me rrogën e tij hotelin dhe ushqimin një çifti me dy fëmijë të vegjël.

Të gjithë e njohin shpirtin human të policit që paguan nga rroga e tij, shprehet Frroku.

Dje në Kapshticë. Një polic i pikës së kalimit kufitar në Kapshticë një cifti me dy fëmijë të vegjel ju pagoi hotelin dhe ushqimin. Gjë të cilën e ka bere shpesh për emigrantet që kalojne netët në këtë pike kalimi kufitar. Të gjithë e njohin shpirtin human të policit që paguan nga rroga e tij, shkruan Frroku teksa thotë se polici nuk ka pranuar ti përmendet emri.