Punëtori vdes në skenën e Eurovision

735

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë rregullimit të sallës së Eurovizionit.

 

Fuldi Shchwartz, 66 vjeç, ndëroi jetë pasi gjatë rregullimit të sallës I ram bi kokë një pajisje e ndriçimi.

 

Rënia e pajisjes I shkaktoi plagë serioze në kokë e në pjesë të tjera të trupit.

 

Edhe pse iu nënshtrua një operacioni në spitalin Ichilov në Tel Aviv, 66 vjeçari nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.

 

Vdekja e tij u njoftua nga mjekët  të mërkurën ndërsa familjarët u shprehën të çuditur se si një aksident I tillë mund të ndodh në sallën e Eurovizionit.

 

“Ne nuk fajësojmë askënd në këtë pikë, por si është e mundur që në një ngjarje aq të madhe sa Eurovizioni, me kaq shumë para të investuara, aq mbikëqyrje dhe siguri, diçka kaq e tmerrshme mund të ndodhë akoma?”, ka thënë djali i Schwartzit, Erez për mediat izraelite.

 

Policia dhe zyrtarët e Departamentit të Shëndetit të Sigurisë dhe të Punës në Ministrinë e Mirëqenies kanë nisur një hetim zyrtar mbi incidentin me qëllim zbardhjen e plotë të tij.

 

Sipas gjetejve paraprake, mësohet se nuk janë respektuar si duhet procedurat e sigursië nga ana e organizatorëve.

 

Ndërkohë Organizatorët e Eurovizionit thonë se janë “shumë të pikëlluar nga vdekja”, duke deklaruar se “prioritet ynë është gjithmonë për sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në konkursin e këngës në Eurovizion dhe në përputhje me protokollin po bashkëpunojmë me autoritetet”.