Renato Mekolli: Ky është kulmi. Të vijë autorja e re dhe të më detyrojë mua të…

421

Show i gatimit Hells Kitchen pritet të nisë transmetimet në muajin tetor dhe puna për të ka kohë që ka nisur. Ky edicion i dytë i reality-show ka zbuluar deri më tani se ka rikthyer në Top Channel Zefina Hasanin, që do të jetë autorja e këtij sezoni të dytë.

Por që pa nisur ende, shefi i kuzhinës Renato Mekollika nisur të shpreh pakënaqësitë e tij të para. Në një foto të postuar në Instagram, Renato zbulon se ai ka ndryshuar modelin e flokëve dhe fajtore për këtë ndryshim në look bën pikërisht autoren e re.

Me nota humori sigurisht Renato shkruan, Epo të vijë autorja e re dhe të më detyrojë mua për të prerë flokët për sezonin e ri të Hells Kitchen 2 ky është kulmi, kam shumë nerva tani .

Hells Kitchen këtë vit do të rikthehet në ekranin e Top Channel dhe siç kanë paralajmëruar me anë të promo-ve, shoë i gatimit do të jetë edhe më interesant se ai i vitit të shkuar.