Përplasje fatale / 5 persona humbin jetën

234

Një aksident tragjik me katër të vdekur ka ndodhur pranë Qafës së Muzinës, pranë Gjirokastrës.

Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal e për pasojë kanë ndërruar jetë katër pasagjerë.

Makina është me targa AA 484 T, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Brenda mjetit mësohet se ishin disa persona dhe dyshohet se brenda ka ende të tjerë të bllokuar. Për nxjerrjen e tyre janë angazhuar edhe banorët e zonës.

Nga aksidenti është krijuar një trafik i rënduar në aksin Sarandë-Gjirokastër.